Mali i Zi në prag të luftës civile’

E publikuar: 13/06/2017 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Frontit Demokratik opozitar në Mal të Zi, Andrija Mandiq, ka deklaruar sot se ky vend ndodhet në teh të luftës civile dhe ka paralajmëruar se kjo parti ka të drejtë në vetëmbrojtje.

Këto komente në një konferencë të sotme për gazetarë u bënë pasi dje Këshilli administrativ i Kuvendit të Malit të Zi ia ka tërhequr imunitetin zotit Mandiq dhe deputetëve të Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq dhe Millan Knezheviq, raporton Radio Evropa e Lirë, redaksia për Ballkanin.

Mandiq tha se “të gjithë deputetët që kanë votuar për heqjen e imunitetit i konsideron armiq personal”.

Ai, mëtutje, theksoi se Fronti Demokratik “nuk pranon që deputetët e vet të poshtërohen dhe arrestohen” dhe e ka akuzuar qeverinë për sjellje jokushtetuese.

Në këtë kuadër, zoti Mandiq tha se Fronti Demokratik ka të drejtë në vetëmbrojtje.