Mali i Zi konsideron se korrigjimi i territoreve “nuk është ideja më e mirë”

21.03.2019 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Mali i Zi konsideron se korrigjimi i territoreve “nuk është ideja më e mirë”

Mali i Zi përkrah çdo opsion që do të çonte në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por ideja e korrigjimit të territoreve, “nuk është ideja më e mirë”, tha sot në Prishtinë, ministri i Jashtëm malazez Sërgjan Darmanoviq.

“Ne e shohim një dialog intensiv, i cili kohë pas kohe është ndërprerë me mospajtime politike. Shohim se ka koncepte të ndryshme rreth zgjidhjes. Njëri nga konceptet është për korrigjimin e territoreve. Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme ndërmjet dy vendeve. Kemi disa brenga rreth mundësive për korrigjim të territoreve. Kjo nuk është ideja më e mirë, por nëse kjo është e mirë për fqinjët tanë dhe ata merren vesh, atëherë do të jetë e mirë edhe për ne. Kështu që e kemi qëllimin më të mirë, që në Ballkan të mbyllen çështjet e hapura. Shpresojmë që Serbia dhe Kosova të gjejnë zgjidhje për marrëdhëniet e tyre”, tha Darmanoviq, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacolli, shkruan REL.

Ministri malazez po ashtu tha se zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi, do të nënkuptonte që të dyja vendet ta njohin njëra-tjetrën.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se do të kërkojë ndryshimin e kufirit me Serbinë, apo siç e quan ai “korrigjimin” e tij, që sipas presidentit, do të nënkuptonte bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës.

Dy ministrat e Jashtëm u pyetën edhe për Marrëveshjen e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshje të cilën Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar më 21 mars të vitit 2018. Si për ministrin Pacolli dhe për homologun e tij Darmanoviq, kjo çështje “është e mbyllur” dhe se tani është në dorën e komisioneve ndërshtetërore që të bëjnë delimitimin e kufirit.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq gjatë ditës pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Çështjet e mosmarrëveshjeve ndërmjet Bullgarisë dhe Serbisë

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Miliarderi amerikan akuzohet për trafikim vajzash

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Korrupsioni dhe mungesa e reformave ulin besimin ndaj Qeverisë

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Lajmi i fundit: Serbia thotë se pamundësoi pranimin e Administratës Tatimore të Kosovës në IOTA

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, taksën nga Kosova e konsideron goditje të rëndë

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Ambasada amerikane në Beograd kërkon ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë të qetë në Tiranë

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Opozita e vendosur të mos ia krijojë kuorumin koalicionit qeverisës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Fitorja e Mitsotakis ngre pikëpyetje në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Prej nga po furnizohet veriu me mallra?

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

Një vit masë edukative në burg të miturit që sulmoi romen në Ferizaj

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Momenti kur rrufeja godet aeroplanin në të cilin kishte edhe kosovarë

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Ministria e Drejtësisë akuzon VV-në se njerëzit e saj kanë përfituar “miliona nga monopoli në noteri”

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Gjithçka lidhet me një grua, Del në dritë sekreti që e torturoi Enver Hoxhën deri ditën që ndërroi jetë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë

Thaçi, letër Trumpit për 4 Korrikun: I përkushtuar të arrijmë marrëveshje paqësore me Serbinë