Mali i Zi dënon publikimin e emrave të të infektuarve me coronavirus

E publikuar: 03/04/2020 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mali i Zi e dënoi publikimin e emrave të të sëmurëve me coronavirus, duke thënë se me këtë veprim shkelen të drejtat themelore të qytetarëve.

Në mediat sociale është shpërndarë një listë me emrat e mbi 60 personave të infektuar nga Podgorica.

Në mesin e të dhënave të tjera janë publikuar edhe numri identifikues dhe viti i lindjes.

Qeveria malazeze u bëri thirrje autoriteteve përgjegjëse shtetërore që të hetojnë burimin e kësaj liste dhe t’i identifikojnë ata që shpërndajnë informacione të tilla.