Maldini: Milanit i duhet kohë për tu rikthyer në nivele të larta

E publikuar: 12/08/2018 07:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paolo Maldini ka thënë se Real Madridi dhe të gjithë tifozët duan të shohin Milanin përsëri në nivelin më të lartë, por duhet kohë për ta bërë atë siç duhet.

Rossonerët arritën në Spanjë për ndeshjen miqësore ndaj Real Madridit për trofeun Santiago Bernabeu.

Gjatë qëndrimit në Madrid ka folur edhe legjenda e kuqezinjve, Maldini, i cili ka thënë se Reali është një kundërshtar i respektueshëm që dëshiron të na sheh përsëri në nivele të larta.

Megjithatë, sipas legjendës italiane duhet kohë për të arritur në nivelin që ata duan.

“Jam i lodhur, por shumë i lumtur. Kthimi në një stadium të tillë të mrekullueshëm kundër një skuadre që ka fituar gjithçka është gjithmonë e mrekullueshme”, ka thënë fillimisht Maldini për Sky Sport Italia.

“Përveç se si kundërshtarë, ne kemi respektin maksimal të ndërsjellët me Real Madridin”.

“Ata [Reali] dhe të gjithë tifozët duan të shohin Milanin përsëri në nivelin më të lartë, por duhet kohë për ta bërë atë siç duhet”. përfundoi drejtori i ri i Milanit.

Klubi është duke hyrë në një fazë të re nën fondin e mbrojtjes nga SHBA-të, Elliott Management, i cili rimori klubin pasi Yonghong Li nuk arriti të paguajë këstet e kredisë. /Telegrafi/