Makinat më të shtrenjta në botë (Foto)

E publikuar: 28/07/2016 07:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lista nuk përfshin 8-milionë-euroshen Maybach Exelero, më të shtrenjtën absolute, për shkak se është bërë në vitin 2004 dhe nuk u krijua si model prodhimi, por krijim unik. As makina si La Ferrari FXX-K, që është bërë vetëm për pista.

Galeria më poshtë ka të renditura 7 makinat më të shtrenjta që vihen në prodhim e që mund të blihen në vitin 2016, si dhe që kanë leje për të qarkulluar në rrugë.

Makinat më të shtrenjta në botë

Maybach Exelero, 8 milionë euro

2.5 milionë – Bugatti Chiron

Bugatti Chiron ia kaloi edhe Veyronit me 1500 kuaj fuqi, shpejtësi 420 km/orë, dhe që kap 96 km/orë në 2.5 sekonda.

2.5 milionë – Ferrari F60 America, në vendin e 6-të

Me F60 America, Ferrari festoi 60-vjetorin e hapjes në Amerikë duke prodhuar 10 modele të tilla, me dekor patriotik amerikan.

2.6 milionë – Pagani Huayra BC në vendin e 5-të

Pagani Huayra BC ka shitur rreth 100 të tilla deri tani, makina me motor V12 nga Mercedes-AMG.

3.4 milionë dollarë – Limited Edition Bugatti Veyron nga Mansory Vivere në vendin e 4-t

Limited Edition Bugatti Veyron nga Mansory Vivere ka 1200 kuaj fuqi, trup me fibra karboni dhe shpejtësi 408.7 km/orë.

3.4 milionë dollarë – W Motors Lykan Hypersport në vendin e tretë

Lykan Hypersport shihet në filmin Fast and Furious 7, e vetmja që vjen nga Lindja e Mesme, Libani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

4.5 milionë dollarë – Lamborghini Veneno, e dyta më e shtrenjtë në botë

“Veneno”, me 1004 kuaj fuqi, veshur me fibra karboni e pluhur diamanti, modifikimi i “Aventador” për 50 vjetorin e Lamborghinit.

4.8 milionë dollarë. Koenigsegg CCXR Trevita. Makina suedeze, më e shtrenjta në botë.

Koenigsegg CCXR Trevita, e para makinë e bërë me fibër karboni të bardhë, që shkëlqen si diamant.

Boksieri amerikan Floyd Mayweather ka një prej shumë pak Koenigsegg CCXR Trevita. Flitet që janë vetëm dy.

/tch/