Makinat elektrike do të ulin kërkesën për naftë në 2040-ën

E publikuar: 09/11/2017 14:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas një raporti të ri nga OPEC, numri i makinave në qarkullim do të dyfishohet deri në 2040-ën.

Në 2016-ën, numëroheshin 1,1 miliard makina në planet dhe brenda 20 vitesh kjo shifër do të shkojë në 2 miliard.

Pavarësisht kësaj rritjeje, kërkesa për naftë nuk do të rritet. Në fakt pavarësisht një rritjeje në 2025-ën, numri i fuçive të naftës do të fillojë të bjerë në 2040-ën.

Edhe pse vendet e OECD parashikojnë 46 milion makina më shumë në 2040-ën, numri i fuçive do të bjerë më 4.8 milion.

Në terësi, rëndësia e karburanteve do të bjerë gradualisht jo vetëm nga rritja e efikasitetit të motorëve të makinave moderne por edhe penetrimi i formave alternative. /CIO Albanian