Makina për mbijetesë në luftë apo apokalips (FOTO)

E publikuar: 26/05/2016 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për prodhuesit e këtyre makinave, nuk i dihet kurrë se kur mund të ndodhë ndonjë apokalips, se kur mund të zbresin alienët apo të çohen zombit nga varret. Nëse ndodh, këto janë makinat që ju duhen.

Për prodhuesit e këtyre makinave, nuk i dihet kurrë se kur mund të ndodhë ndonjë apokalips, se kur mund të zbresin alienët apo të çohen zombit nga varret. Nëse ndodh, këto janë makinat që ju duhen.

Ripsaw Eve 2
Makina tek foto 1 dhe 2, e prodhuar me zinxhirë tankesh, e rehatshme përbrenda, me 600 kuaj fuqi dhe e aftë të ngjitet në çdo terren. Ka ndenjëse lëkure, ekran me prekje e gjëra të tjera që nuk i gjen në çdo tank.

Mercedes-Benz Zetros 2733 6×6

Kamioni “fuoristradë” me 6 rrota aktive i Mercedes Benz është si një kështjellë me rrota ku mund të jetoni rehat, por edhe të shkoni ku të doni. Ky mjet me motor 7.2, me 326 kuaj fuqi e me tre diferencialë, ka brenda dysheme mermeri, televizorë me ekran të sheshtë dhe vend ku të mbani motorë me katër rrota.

Inkas Huron APC

Nëse s’ju duhet luksi, por vetëm mbijetesa, Inkas Huron APC është kamioni i blinduar që i reziston edhe fishekëve 7.62 x 51 mm, me shasi që nuk çahet dot nga bombat apo minat. Mund të mbajë brenda 16 njerëz të cilët mund të dalin në çati me armë të rënda, ose nga dritare anësore enkas për armë.

Gunner Fabrication Dodge 3500

Duket si makinë e thjeshtë “Pick Up”, por është llogaritur që t’i montohet një mitraloz përsipër që komandohet nga brenda. Mban 120 litra karburant dhe sistem kamerash termike që shohin në errësirë. Ka ndarje të veçuara për mbajtje municioni pa fund.

Dartz Black Shark

Mendohuni mirë për këtë, sepse nuk është për këdo. Vetëm nëse jeni ndonjë super-agjent 007. Kjo makinë ruse, përveçse është e blinduar dhe testuar kundër armëve të ndryshme, është e mbuluar e gjitha në luks.  1500 kuaj fuqi, skaner me retinën e syve, ndenjëse lëkure nga italianët “Lukspel”. Veç këtyre, ka doreza që zhduken dhe që japin goditje elektrike për paparacët e padëshiruar dhe sirena për të trembur turmat.

/tch/