Makina lodër nuk punonte, bateritë i kishte ngatërruar me produkt higjienik

E publikuar: 04/08/2017 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Heather Leroux nga Sydney i Australisë, ka mbetur e befasuar kur ka parë së djali saj Leo, kishte futur në makinën lodër dy tamponë.

Fëmija i ka gjetur produktet higjienike, në çantën që nëna tij e kishte lënë në dysheme dhe ka menduar se janë bateri, transmeton Telegrafi.

Tamponët në makinën lodër

“Më pyeti se a ia kam blerë bateritë dhe unë i thash që t’i kërkojë në çantë. Nuk është krejt faji tij”, ka treguar Leroux për veprimin e të birit.

Rasti që është postuar në rrjetin social, ka marrë shumë pëlqime dhe komente.