Makina e policisë përplaset me Benz-in luksoz në Durrës

E publikuar: 16/10/2017 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident ku është përfshirë një automjet i policisë sapo është regjistruar në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14: 10 pranë sheshit “Pranvera” në afërsi të kryqëzimit të lokaleve të zona e Lulishtes.

Një automjet i patrullës është përplasur me një automjet luksoz tip “Benz” me targa AA 353 NH.

Sipas të dhënave të para, mësohet se nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale tek të dyja mjetet.

Aksidenti ka shkaktuar trafik në këtë zonë, ndërkohë që forcat e policisë po punojnë për lirimin e trafikut.

“DurrësLajm” sjell pamjet e para nga vendi i ngjarjes.

Do të jenë ekspertët ata që do të përcaktojnë shkaktarin e këtij aksidenti, por ndërkohë siç shihet edhe nga pamjet, automjeti i uniformave blu ka qenë në parakalim./portali DurresLajm/

1 / 11

© SYRI.net