Majlinda Kelmendi kampione e Grand Slamit të Parisit

E publikuar: 11/02/2017 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Majlinda Kelmendi, kampionja olimpike, tashmë është bërë edhe kampione e Grand Slamit të Parisit, njofton Klan Kosova.

Kelmendi e ka mposhtur japonezen Natsumi Tsunoda në kategorinë deri 52kg.

Tsunoda në gjysmëfinale kishte eliminuar xhudisten tjetër kosovare, Distria Krasniqi, kurse Majlinda Kelmendi kishte mposhtur amerikanen Angelica Delgado.