Majlinda doli e treta, ky është reagimi i Driton Kukës

E publikuar: 26/08/2019 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Majlinda Kelmendi arriti të fitojë medaljen e bronztë në kampionatin botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Xhudistja kosovare arriti të stolisej me medaljen e bronztë, duke e çuar në dy numrin e medaljeve të fituara nga Kosova, pasi edhe dje Distria Krasniqi e arriti të njëjtin sukses.

Për këtë është shprehur mjaft i lumtur trajneri Driton Kuka, i cili me një postim në llogarinë personale në Facebook e ka quajtur ditën e sotme si ”ditë të mrekullueshme për sportin e Kosovës”, shkruan lajmi.net.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kukës:

”Ditë e mrekullueshme për Sportin e Kosovës dhe mbarë popullin Shqiptar kudo që gjendet!
Medalja e dytë vjen nga Botërori në Tokio!
8 Minuta tempo e çmendur e Majlindes në Gjysëmfinale kundër Japonezes sē dytë që u takua sot nuk mjaftuan që Japonezes që krejt kohën i iku luftës të penalizohet për herë të 3 që do sjellte fitoren!
Majlinda fiton medaljen e tretë në Kampionate Botërore!
Krenaria ime po rritet me ju nxëneësit e mi!
Çdo minutë të punës time me ju e paçit hallall tërë jetën!”.