Majku dhe Majlinda po komunikojnë me fotografi

E publikuar: 19/10/2017 00:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Postimet e tyre, gjoja po i mbajnë afër ndjekësit e tyre në rrjete sociale, bëhen më tepër për të marrë vëmendjen mediale, meqë janë mësuar të jenë përherë pjesë e tyre e kjo i është shndërruar në shprehi, shkruan Kosovarja.

Majlinda një postim, Majku i vëmendshëm, menjëherë pas saj. Të jetë kjo ndonjë mënyrë kundërpërgjigje ndaj njëri-tjetrit, të paktën në këtë formë, meqë për komunikimin e tyre dihet se është ‘zbehur’ i tëri që prej ndarjes.

Pak kohë më parë, Majlinda ka publikuar një imazh nga palestra, megjithëse format e saja janë për t’u dëshiruara nga shumë femra, ajo ka vendosur të ‘godas’ dhe më tepër sa të bëjë pishman reperin që e ka humbur.

 E Majku, menjëherë në ‘aksion’ publikoi një selfie me veshje sportive, që lë hapësirë për të menduar, nëse kjo mund të jetë ndonjë kundërpërgjigje që çifti bëjnë kohë pas kohe.