Majko-Nikolic’it: Shqiptarët janë ma të aftë në luftë

E publikuar: 15/01/2017 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Kryeministri dhe deputeti i PS, Pandeli Majko ka reague mbas deklaratave të Presidentit të Serbisë që tha se asht gati me e dërgue ushtrinë në Kosovë.

Në nji status në Facebook, Majko e ka provokue kryetarin e shtetit serb tue thanë se shqiptarët janë ma të aftë në luftë se sa në paqe.

Megjithatë, ka shtue deputeti socialist, bisedimet dhe dialogu janë e vetmja rrugë për me i zgjidhë problemet mes dy vendeve.

Reagimi i plotë i Pandeli Majkos:

Serbia nëpërmjet deklarimeve të presidentit të saj ka deklaruar se “do të dërgojë ushtrinë” në Kosovë.

Një deklarim i tillë ka kohë që nuk dëgjohet nga politika serbe. Kjo mënyrë sjellje pati pasojë gjakosjen e rajonit dhe dërgoi në Gjykatën e Hagës lidershipin e Beogradit.

Të thuash dhe të bësh, janë dy gjëra të ndryshme në politikë. Historia ja ka dhënë serbëve dhe shqiptarëve mësimet e saj.

Dialogu është opsion i zgjidhjeve europiane dhe ka raport me të vërtetën e paqes që duan kombet në rajon. Kjo e vërtetë fton gjakftohtësinë të kuptojë. Politikan nuk të bën lufta. E kundërta është e vërtetë.

Trim nuk të bëjnë deklaratat e luftes. Kjo është po aq e vërtetë sa fakti se një tren nuk bëhet kishë me piktura fetare.

Të kuptuarit e luftës është akt dhe jo deklaratë. Kjo do pak mencuri në të kuptuar, e cila kombit serb, si rregull, nuk i ka munguar.
Për më tepër, shqiptarët kanë një të metë kombëtare. Ata janë më të aftë në luftë se sa në paqe. Sigurisht.