Mahnitëse: Prezantuesja zhdukë për tre sekonda shtëllungën sheqerit (Video)

E publikuar: 02/09/2018 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prezantuesit e një emisioni televiziv në Kinë, bënë gara se cili do ta përfundonte i pari ngrënien e një shtëllunge me fije të ëmbla.

Derisa kolegu saj i kishte mbyllur sytë dhe përpiqej të kafshonte sa më shumë, ajo përdori një teknikë, për ta zhdukur brenda tre sekondave, transmeton Telegrafi.

“Duket më shumë si një lojë magjie” is dhe “a ka mundësia ta mësoj edhe unë këtë teknikë” ishin dy prej komenteve të shumta.

Shikuesit e videos që është bërë virale, janë shprehur se u pëlqen shumë të hanë këtë desert, po e kanë shumë të vështirë dhe iu mbesin duart dhe fytyra të ngjitshme. /Telegrafi/