Magjistari përmes trikut magjik e zhvesh cullak vajzën në skenë! (Video)

E publikuar: 21/03/2016 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ky asht momenti kur nji pjesëtar i audiencës zhvishet cullak në skenë para qinda njerëzve si pjesë e nji marifeti të magjistarit.

Vajza e quejtun Kelsey, ishte në rreshtin e parë në show’n e magjistarit Wes Barker, kur u zgjedh nga ai për me marrë pjesë në trikun magjik.

Tue e demonstrue trikun klasik të magjisë, ai e mbulon kutinë me nji çarçaf të bardhë dhe kur e heq vajza shihet veç me të mbrendshme, tue e mbulue pjesën tjetër të trupit me duer.

I shokuem magjistari u thotë pjesëmarrësve: “Kjo nuk duhej me ndodh, apo duhej?”.

E tue brohoritë, shumë nga të pranishmit kërkonin që triku me u përsërit prapë.