Magbule Shkodra: Anamorava nga shembulli i arsimit në shembull të zhvillimit!

E publikuar: 01/06/2017 09:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Magbule Shkodra, thotë të jetë e qetë në fushatë elektorale që ka përfshirë vendin dhe shpreh bindjen e saj se Kosova, tashmë e gatshme për një qeverisje të Ramush Haradinajt, e cila sipas saj, do e bëjë Kosovën një vend krenar për të jetuar dhe krenar për të rritur fëmijët në të.

“Ne kemi në kujtesë qeverisjen 100 ditësh të Ramush Haradinat, as kundërshtarët më të mëdhenj nuk kanë mundur të mohojnë atë qeverisje që pati Haradinaj”, thotë Shkodra.

Ajo shpreh bindjen e saj se nga këto zgjedhje do kemi Kryeministër Ramush Haradinaj, dhe qeverisja e re pa mbushur 100 ditë do të jetë një qeverisje që do ktheje dinjitetin e nëpërkëmbur të qeverisjeve të keqija që pati vendi.

“Është koha për njerëz të mirë të Kosovës të marrin qeverisjen që do bëjë vendi të prosperuar dhe të gatshëm për integrime. Ne jemi të bindur, besojmë në atë se qeverisja me Haradinajn, do të jetë e tillë që do të reflektojë vullnetin e qytetarëve për të pasur qeverisje që do të jetë në shërbim të tyre”, ka thënë Shkodra.

Si një bijë e profesorit të mirënjohur jo vetëm në Anamoravë të prof Sadri Shkodrës, ajo pohon se angazhimi i saj do të ketë prioritet arsimin dhe avancimin e pozitës së gruas- vajzës në vendimarje.

“Krenarinë e Anamoravës si shembulli i i arsimit, na duhet të kthejmë në shembull të zhvillimit ekonomik, zhvillimi ekonomik do të determinojë mirëqenie të mirë për të gjithë dhe ne duhet të besojmë në Kryminstër Ramush Haradinaj, se do të bëjë këtë, është i fjalë, i besës dhe i punws”, ka thënë Shkodra. /xlpress.tv/

Image may contain: 2 people, text