Macron do zvogëlimin e numrit të deputetëve të Francës

E publikuar: 03/07/2017 19:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka propozuar një rishikim radikal të qeverisë së vendit.

Duke folur në Pallatin historik të Versajës, ai tha se kishte planifikuar të ulë numrin e ligjvënësve me një të tretën, transmeton Klan Kosova.

Duke bërë kështu, sipas tij do të prodhohet një qeveri më efikase dhe do ta vinte Francën në një “rrugë të re rrënjësore”.

Presidenti francez thotë se ka një mandat të gjerë pas fitimeve të mëdha në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të këtij viti.

Nëse ndryshimet e tij të propozuara nuk miratohen nga parlamenti brenda një viti, ai tha se do të marrë vendimin për një referendum.

Në fjalimin e tij 90-minutësh, udhëheqësi 39-vjeçar u zotua të kthejë një “dinjitet kolektiv” në Francë.