Macron paralajmëron Putin: Mos…

E publikuar: 30/05/2017 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti francez, Emmanuel Macron theksoi se përdorimi i armëve kimike në Siri do të bëhej objekt i një përgjigjeje të menjëhershme duke shpresuar për një partneritet të riforcuar me Moskën për të luftuar kundër terrorizmit në këtë vend, në një konferencë shtypi me homologun rus, Vladimir Putin.
“Një linjë e kuqe shumë e qartë ekziston nga ana jonë, përdorimi i armëve kimike nga kushdo qoftë”, theksoi presidenti francez, i cili priti homologun rus, Putin në Versajë.

“Çdo përdorim i armëve kimike do të bëhet ojekt i hakmarrjes dhe përgjigjes së menjëhershme, në çdo rast nga ana e francezëve”, theksoi ai.

Macron theksoi përveç të tjerave se shpresonte për një riforcim të partneritetit me Rusinë përsa i përket luftës kundër terrorizmit në Siri.

“Prioriteti ynë absolut është lufta kundër terrorizmit dhe eliminimi i grupimeve terroriste dhe në mënyrë të veçantë i ISIS-it.

Presidenti i ri francez u shpreh në mbështetje të një tranzicioni demokratik në Siri, por duke ruajtur një shtet sirian