Macron: Ne jemi në luftë

E publikuar: 16/03/2020 21:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Ne jemi në luftë”. Kjo ishte fraza e përsëritur nga presidenti francez, Emmanuel Macron, ndërsa ai i kërkoi vendit të qëndronte në shtëpi dhe të respektonte rregullat për të qëndruar në shtëpi.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai prezantoi kufizime më të ashpra 15-ditore në lëvizjen e qytetarëve. Vendi kishte mbyllur tashmë bare dhe restorante.

Siç thuhet më tej, Macron gjithashtu shtyu raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të vendosur për të dielën, 22 mars.

“Unë po ju kërkoj të qëndroni përgjegjës, nuk do të ketë përjashtim”, ka thënë Macron në adresimin e tij. “Ne do të fitojmë, por kjo epokë do të na mësojë shumë”.

“Le të veprojmë së bashku, do të jemi moralisht më të fortë”.