Macron: Marrëveshja për planin e rimëkëmbjes momenti më i rëndësishëm që prej krijimit të euros

E publikuar: 21/07/2020 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marrëveshja e arritur për planin e rimëkëmbjes është për Bashkimin Europian momenti më i rëndësishëm që prej krijimit të euros, deklaroi sot presidenti francez, Emmanuel Macron disa orë pas fundit të samitit të Brukselit.

Kjo marrëveshje për një shumë prej 750 miliardë eur është fryt i një pune tre vjeçare mes Francës dhe Gjermanisë”, shtoi ai gjatë një interviste për stacionin televiziv TF1.

Dëshiroj që bashkëqytarët tanë të kuptojnë rëndësinë e asaj që ndodhi gjatë këtyre katër ditëve dhe katër netëve”, theksoi presidenti francez, raporton ATSh.

“Ne luftuam (…) Është momenti më i rëndësishëm i jetës së Europës tonë që prej krijimit të euros, që hyri në qarkullim më 1 janar 1999.

I pyetur nëse “një taksë europiane” do të vendosej për financimin e këtij plani presidenti u përgjigj: “Me saktësi, nuk është tatimpaguesi francez ai që do të paguajë këtë borxh, por kompani të mëdha ndërkombëtare, ndoshta dhe europiane që do të paguajnë gradualisht këtë borxh përmes sistemit europian të taksave që do të ndërtojmë.

Duke kujtuar se 27 vendet e BE-së ishin angazhuar, nën kushtet e marrëveshjes së nënshkruar sot, për krijimin e burimeve të reja të vetat, ai saktësoi që tre taksa ishin aktualisht nën studim, një taksë mbi plastikën jo të riciklueshme, taksë për gjigandët digjitalë dhe një taksë karboni.

“Kjo taksë europiane që ne do të ndërtojmë së bashku do të na mundësojë rimbursimin e këtij borxhi që ne kontraktuam”, nënvizoi Emmanuel Macron.

Emmanuel Macron konfirmoi se Franca do të merrte 40 miliardë euro nga ky plan rimëkëmbjeje dhe do të ishte përfituesi i tre në Europë pas Italisë dhe Spanjës.