Macron e Trudeau “zhvishen nga kostumi zyrtar”, ia marrin valles gjatë një darke në Armeni (Video)

E publikuar: 13/10/2018 02:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, si dhe ai i Kanadasë, Justin Truedau janë parë duke “harruar” se gjenden para liderëve të shumtë botërorë, gjatë një darke në Armeni.

Kjo, sipas mediave të huaja, Telegrafi, ka bërë që ata të kërcejnë gjatë një darke në Armeni, përkatësisht në një ngjarje në Jerevan.

Siç edhe mund të shihet, të dy liderët ia kanë marrë valles, ndërsa kanë kërcyer me meloditë e muzikës tradicionale armene.

Në pamjet e kapura më 11 tetor, dy liderëve iu është bashkuar edhe kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian. /Telegrafi/