Macron dhe Merkel theksojnë unitetin franko-gjerman

E publikuar: 20/08/2020 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nën diellin e Rivierës Franceze, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel pohuan sot konvergjencën e pikëpamjeve të çiftit franko-gjerman përballë krizave ndërkombëtare dhe vendosmërinë e tyre për të vazhduar të jenë një front i përbashkët në Europë.

“Gjermania dhe Franca bashkëpunojnë në mënyrën më efektive pasi përcaktojnë objektivat e përbashkëta”, tha Macron për shtypin, raporton ATSh.

Të dy liderët dëshirojnë ta zbatojnë këtë bashkëpunim në përpjekjet për menaxhimin e krizave aktuale, qoftë në Liban, Mali apo Bjellorusi, për të cilin propozuan një ndërmjetësim europian në bashkëpunim me Rusinë.