Macja e vogël ia ndaloi qenit gjigant përdorimin e hapësirës nëpër të cilën ajo qarkullon (Video)

E publikuar: 08/10/2018 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeni Jaxson vetëm deshi ta fuste kokën brenda shtëpisë në Reading të Anglisë, por macja e vogël që jeton bashkë me të, provoi t’ia ndalonte.

Sa herë që kafsha gjigante e fuste kokën, macja provonte t’ia kafshonte veshin dhe ngjitej mbi kapakun që e shfrytëzonte si platformë për të qëndruar, transmeton Telegrafi.

“Beteja që nuk ka fund, mes këtyre dy krijesave që kurrë nuk do të zënë miqësi”, thuhet përbri videos që po bën xhiro në internet.

Në anën tjetër, shumë shikues kanë thënë se zënka të tilla iu ndodhin për çdo ditë me kafshëve të tyre shtëpiake, por se nuk bezdisen dhe i shohin si argëtim. /Telegrafi/