Macja e vogël frikësoi ariun masiv që u afrua te dera (Video)

E publikuar: 26/11/2018 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ariu masiv që u afrua pranë derës së një shtëpie në Alaskë të Shteteve të Bashkuara, u frikësua prej një maceje të vogël.

Në momentin që po shikonte brenda, kafsha shtëpiake u hodh në sulm, duke bërë që ai të zmbrapsej dhe të kthehej sërish në pjesën malore, transmeton Telegrafi.

“Sikur të mos kishte derë, vështirë se macja do të sulmonte, por do ikte me vrap”, ka shkruar një komentues.

Hyrje e arinjve nëpër shtëpi nuk është e rrallë, aftësia e tyre nuhatëse është shumë e lartë, gjë që i drejton për tek ushqimet që ndodhen brenda. /Telegrafi/