Lypësit ia gjetën mbi 500 euro, e dënuan duke ia marrë gjysmën e parave (Foto)

E publikuar: 28/01/2019 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ludovic Gabor i janë gjetur mbi 500 euro, kur u arrestua nga policia derisa po kërkonte lëmoshë në një rrugë të Mançesterit të Anglisë.

Gjatë kontrollit të 57-vjeçarit, i janë gjetur 515 funte në ambalazhin e çipsave, si dhe disa monedha në një gotë letre, transmeton Telegrafi.

Atë e gjetën fajtor për kërkim lëmoshe në rrugë, që është një shkelje e ndaluar me ligj.

Paratë që ia gjetën lypësit

“Të gjithë atyre që janë në nevojë, shteti iu siguron ushqim dhe gjëra elementare, andaj është e ndaluar kërkimi i lëmoshës në rrugë, autostrada, apo nën strehë të ndryshme” thuhet në raport.

Dënimi i lypësit dhe marrja e gjysmës së parave, që kishin dhënë gjatë festave të fundvitit kur edhe është bërë arrestimi, u konsiderua i ashpër, nga organizatat që merren me të drejtat e njeriut. /Telegrafi/