Lyoni mposht Nantes, rigjen vendin e tretë

E publikuar: 20/03/2016 00:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nantes e Lorik Canës dhe e Ermir Lenjanit u mposht 2-0 në fushën e Lyonit në javën e 31-të të Ligës së parë franceze dhe mbetet 4 pikë larg zoën europiane. 90 minuta në fushë dhe një karton i verdhë për kapitenin e kombëtares shqiptare, ndërsa Lenjani qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave.

Në Pakun Plimpik të Lyonit Nantes rezistoi thuasje 83 minuta pa pësuar gol, por pikërisht arëherë kur “kanarinat” menduan se do të ktheheshun me pikë nga kjo transfertë Perrin e e coi topin pas shpinës së Riou, duke zhbllokuar takimin.

Nantes tentoi gjithcka në minutat e fundit për golin e barazimit, por u ndëshkua nga Lacazzette në kohën shtesë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore Lyoni ruajti pozitat në vendin e tretë, që i jep mundësi të luajë në Champions Sezonin e ardhshëm.lyon-nantes_n-658x658