Lyon–Barcelona nuk prodhon gola, çerekfinalisti vendoset në Camp Nou

E publikuar: 20/02/2019 05:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja mes Lyonit dhe Barcelonës nuk solli gola duke bërë që çerekfinalisti të vendoset në Camp Nou.

Kjo përballjet u karakterizua me mbajtje të topit nga katalunsit, por dhe francezët kishin rastet e tyre.

Katalunsit e nisën furishëm ndeshjen me Lionel Messin që rrezikoi në minutën e 5-të, ku gjuajti furishëm, por jashtë kuadratit.

Lyon u kundërpërgjigj me Martin Terrier në minutën e 10-të, por Marc-Andre ter Stegen bëri pritje të madhe.

Messi edhe një herë provoi në minutën e 17-të pas pasimit të Jordi Alba, por as këtë herë topi nuk preku rrjetën.

Për 30 minuta loja ra sa i përket rasteve, edhe pse ritëm kishte.

Rastin më të mirë për Lyon e kishe Martin Terrier në minutën e 45-të, kur mori një pasim nga Moussa Dembele, por në vend që të shënojë gjuajti mbi portë.

Edhe në pjesë e dytë dy skuadra ishin të ndrojtura, ku nuk kishte gola.

Në minutën e 70-të sulmuesi Luis Suarez mori një pasim nga Jordi Alba, pro gjuajtja  tij shkoi jashtë.

Jordi Alba rrezikoi me një gjuajtje në minutën e 78-të, por portieri  Anthony Lopes ishte në vend.

Deri në fund nuk kishte gola dhe mbetet që çerekfinalisti të vendoset në Camp Nou, me 13 mars. /Telegrafi/