Lyon-Barcelona: Formacionet zyrtare, Valverde më një dyshim në sulm

E publikuar: 19/02/2019 10:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja mes Lyonit dhe Barcelonës në stadiumin Groupama pritet të dhurojë gola dhe spektakël në ndeshjen e parë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Të dy skuadrat në fazën e grupeve nuk kanë pësuar asnjë humbje, francezët u renditën në vendin e dytë me tetë pikë (një fitore, pesë barazime), duke ia shkaktuar humbjen e vetme Manchester Cityt. Në anën tjetër Barça e përfundoi grupin në vendin e parë me katër fitore dhe dy barazime.

Për trajnerin Ernesto Valverde ka vetëm një dyshim, spanjolli është në mes Philippe Coutinhos dhe Ousmane Dembeles.

Te vendasit nuk do të luajë Nabil Fekir, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Lyon (4-2-3-1): Lopes, Dubois, Marcelo, Denayer, Mendy; Tousart, Ndombele; Traore, Aouar, Depay; Dembele.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Piquè, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Vidal; Messi, Suarez, Dembele.

Ndeshja e kthimit luhet në Camp Nou 13 mars 2019. /Telegrafi/