Lyft ngriti një investim prej 600 milion dollarë, vlerësohet me 15.1 miliardë dollarë

E publikuar: 01/07/2018 14:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e Mërkure Lyft tha se kishte ngritur një tjetër investim prej 600 milion dollarësh nga Fidelity Management duke dyfishuar vlerën në më pak se një vit në 15.1 miliardë dollarë.

Financimi bën Fidelity një prej investitorëve më të mëdhenj të Lyft me 800 milion dollarë në total. Lyft, i cili zotëron 35% të tregut në SHBA, ka pritur investime nga kompani si AllienceBernstein, Baillie Gifford, dhe KKR&Co.

Rivali i kompanisë, Uber, në Maj tha se do të mbante një stok të dytë për punonjësit dhe investitorët, një lëvizje e cila do ta vlerësonte kompaninë me 62 miliardë dollarë nga 48 miliardë që ishte një vit më parë.

Uber operon në mbarë botën ndërsa Lyft vetëm në SHBA dhe Kanada. Megjithatë nën presion nga autoritetet, Uber është tërhequr nga Azia Juglindore, Rusia dhe Kina duke humbuar miliarda dollarë nga rivalët lokalë. /PCWorld Albanian