LVV: Ne kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Veron Hasanit

E publikuar: 03/06/2020 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e aktivistit të tyre, Veron Hasanit, për të cilin thonë se është arrestuar nga policia e Kosovës.

LVV deklaron se ndaj këtij aktivisti është ushtruar dhunë nga rojet e presidentit.

“Arroganca e pushtetit nuk ka të ndalur e në derë po troket diktatura. Truprojat e presidentit përçarës kanë goditur dhe e kanë rrahur deri në gjakosje aktivistin Veron Hasani vetëm pse ky i fundit ka guxuar të ngrejë zërin gjatë kohës kur Hashim Thaçi po mbante konferencë për media në shesh. Aktivisti Veron Hasani ka thirrur “o hajn!”, duke besuar se në Kosovë ende funksionon demokracia dhe liria e fjalës. Por kështu nuk mendon Thaçi dhe truprojat e tij”, thuhet në reagimin e LVV-së në Facebook.

Reagimi i plotë: