LVV, marrëveshjen mes PTK-së dhe Z-Mobile e quan “kriminale”

E publikuar: 29/05/2017 20:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet dhe njohës i fushës së telekomunikacionit, Ismet Hamiti, ka thënë se kontrata mes PTK-së dhe Z mobile është krijuar për ta plaçkitur shtetin.

Sipas tij, marrëveshja e fundit mes Telekomit të Kosovës dhe Z mobile dyfishon përmasat, siç i ka quajtur, ai të krimit, raporton KTV.

Ndërsa, kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka premtuar ndryshime rrënjësore në Telekomin e Kosovës me ardhjen e kësaj partie në pushtet.

Pas akuzave të Vetëvendosjes, ka reaguar kompania Z mobile përmes një kumtese për media, duke thënë se nuk qëndron asnjë pohim i zyrtarëve të Vetëvendosjes.

Z mobile këto deklarime të zyrtarëve të Vetëvendosjes i ka cilësuar shpifje.