LVV-ja s’ia ofron LDK-së asnjë ministri si kundërpeshë për postin e kryeministrit

08.11.2019 08:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
LVV-ja s’ia ofron LDK-së asnjë ministri si kundërpeshë për postin e kryeministrit

Nuk do të ketë kundërpeshë për postin e kryeministrit, kanë thënë të enjten në Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), subjekt ky që, sipas rezultatit preliminar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka siguruar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Prandaj, nuk do të kalkulojë me këtë post, kur në rend dite të vihet ndarja e pushtetit me Lidhjen Demokratike (LDK), të cilën parti e sheh partner në qeverisje.

Besnik Bislimi, nënkryetar i LVV-së, ka treguar pse do të refuzohet çfarëdo negociate që lidhet me kundërvlerën për pozitën e të parit të ekzekutivit, shkruan sot Koha Ditore.

“Posti i kryeministrit në asnjë rrethanë nuk është pjesë e diskutimeve. Ky post nuk negociohet meqë është përcaktuar me votë”, i ka thënë gazetës Bislimi. “Rrjedhimisht as mund të tregtohet e as balancohet me diçka tjetër”.

Mbështetur në rezultatet përfundimtare të publikuara të enjten nga KQZ-ja, LVV-ja ka siguruar 26.15 për qind të votave, e pasuar nga LDK-ja me 24.45 për qind. Kjo përqindje, të parës ia siguron 32 deputetë, e të dytës 29. Kësisoj, subjektet në mandatin që ndodhet në përmbyllje ishin në opozitë, tani bashkërisht kanë siguruar shumicën prej 120 ulëseve sa i ka Kuvendi.

Edhe për kah numri i votave që kanë siguruar kandidatët për deputetë që ishin të nominuar për kryeministër, prin ai i LVV-së. Albin Kurti ka marrë gjithsej 183.868 vota, ndërsa e nominuara e LDK-së, Vjosa Osmani, 176.188 vota.

Imer Mushkolaj është publicist dhe thotë se, duke qenë se posti i kryeministrit është më i rëndësishmi në Qeveri, ai shton apetitet e partisë së dytë për të kërkuar më shumë hise. Por, konsideron se, si kundërvlerë për të nuk duhen parë pozitat ministrore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


LVV-ja s’ia ofron LDK-së asnjë ministri si kundërpeshë për postin e kryeministrit

LVV-ja s’ia ofron LDK-së asnjë ministri si kundërpeshë për postin e kryeministrit

Ankesat eventuale në Kushtetuese nuk e ndalin konstituimin e institucioneve

Ankesat eventuale në Kushtetuese nuk e ndalin konstituimin e institucioneve

Kërkohet ndihmë për gjetjen e Remzije Mustafës, u pa për herë të fundit afër ndërtesës së Postës

Kërkohet ndihmë për gjetjen e Remzije Mustafës, u pa për herë të fundit afër ndërtesës së Postës

A do të kandidojë Vjosa Osmani për kryetare të partisë? Kështu përgjigjet ajo

A do të kandidojë Vjosa Osmani për kryetare të partisë? Kështu përgjigjet ajo

Një tërmet 2 shkallësh godet në afërsi të Gjilanit

Një tërmet 2 shkallësh godet në afërsi të Gjilanit

Nenad Rashiq i brengosur që serbët e Kosovës do të përfaqësohen vetëm nga Lista Serbe

Nenad Rashiq i brengosur që serbët e Kosovës do të përfaqësohen vetëm nga Lista Serbe

Në raportin e Martyt, Veseli përshkruhet si kryesori në kampet e supozuara të mbajtjes në Shqipëri

Në raportin e Martyt, Veseli përshkruhet si kryesori në kampet e supozuara të mbajtjes në Shqipëri

Haradinaj thotë se Maxhuni u dorëhoq për arsye shëndetësore, Ibishi s’e beson

Haradinaj thotë se Maxhuni u dorëhoq për arsye shëndetësore, Ibishi s’e beson

Kapet 36 vjeçari nga Kosova pak pasi plaçkiti një bankë në Zvicër

Kapet 36 vjeçari nga Kosova pak pasi plaçkiti një bankë në Zvicër

Thaçi: Nuk ka gjykatë, as tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë Veselin dhe luftën e tij për çlirim

Thaçi: Nuk ka gjykatë, as tendencë dhe as fabrikim që mund ta njollosë Veselin dhe luftën e tij për çlirim

Sulmohet fizikisht gazetarja e Klan Kosovës

Sulmohet fizikisht gazetarja e Klan Kosovës

Ekipet e VV’së e LDK’së merren vesh për programin qeveritar, tash është radha e Kurtit e Mustafës

Ekipet e VV’së e LDK’së merren vesh për programin qeveritar, tash është radha e Kurtit e Mustafës

Shtatorja e Adem Jasharit së shpejti do të vendoset edhe në Prishtinë

Shtatorja e Adem Jasharit së shpejti do të vendoset edhe në Prishtinë

Gjuriq – Kurtit: Serbët nuk do t`i luten askujt

Gjuriq – Kurtit: Serbët nuk do t`i luten askujt

Turqia arreston 17 vetë, të dyshuar për lidhje me ISIS-in

Turqia arreston 17 vetë, të dyshuar për lidhje me ISIS-in

Lajmi i fundit: Kadri Veseli ftohet nga Gjykata Speciale

Lajmi i fundit: Kadri Veseli ftohet nga Gjykata Speciale