LvG ndihet i frustruar me gjestin e di Marias

E publikuar: 10/03/2015 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anësori i skuadrës së Manchester United, Angel di Maria ishte shumë i frustruar pas përjashtimit nga ndeshja e mbrëmshme kundër Arsenalit në kuadër të FA Cup.

Reprezentuesi argjentinas u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, me arsye që e kishte prekur gjyqtarin e ndeshjes i cili reagoi menjëherë duke i japur kartonin e dytë të verdhë. Në anën tjetër edhe trajneri holandez, Louis van Gaal nuk e ka pëlqyer këtë gjest të Angel di Marias. “Mendoj se ai e preku gjyqtarin dhe kjo gjë është e ndaluar në cdo shtet, prandaj nuk ka arsyetim. Nuk ishte lëvizje e zgjuar nga ai”, ka përfunduar Louis van Gaal./veqsport.com/