Lutja e Vuçiqit ndaj Papa Françeskut për Kosovën

E publikuar: 12/09/2019 08:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleksandar Vucic arriti në Romë ku nesër do ta nisë një vizitë zyrtare në Selinë e Shenjtë, në të cilën do t’i takojë Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolino. Kjo është përpjekja e tyre më e fundit për ta minuar pavarësinë e Kosovës

Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, zbriti në Romë në vizitë zyrtare tek Selia e Shenjtë e Vatikanit dhe u prit nga Arkipeshkvi Francesko Kanalini dhe Monsignor Joseph Murphy.

Siç ishte njoftuar më herët nga presidenca serbe, presidenti serb nesër do të ketë takime ndaras me Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, dhe Eminencën e tij Kardinalin Pietro Parolini, Sekretarin Shtetëror të Selisë së Shenjtë.

Jo shumë më herët Presidenti Serb, Aleksandar Vucic, ju kishte thënë gazetarëve se po shkoj tek Papa në Vatikan të i lus të mos e pranojnë Kosovën.

Jo shumë kohë më parë Serbia u kritikua për fushatën e saj të anulimit të pranimit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga Ambasadorët e Quintit. Këto përpjekje nuk janë ndalur posaçërisht për kërkesën e anëtarësisë në Interpol nga Kosova, që ishte refuzuar nga këshilli i përgjithshëm i kësaj organizate.