Lutfi Haziri zgjedhet anëtar i Bordit të ALDA-s me seli në Strasburg të Brukselit

E publikuar: 12/05/2016 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është zgjedhur para pak çastesh anëtar i Bordit prej 12-anëtarëve të Asociacionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale (ALDA), me seli në Strasburg të Brukselit.

Pas votimit të fshehtë, i cili u mbajt në Paris të Francës dhe në një konkurrencë të fortë, kreu i Gjilanit arriti që të futet në mesin e 12 anëtarëve të këtij Bordi me mandat 4-vjeçar, i cili do të jetë përfaqëses në mbarë Europën.Displaying alda2.jpg

Kryetari Haziri, i ka falënderuar anëtarët e ALDA-s për besimin, ndërkaq ka theksuar se përmes partneriteteve me anëtarët e Asociacionit Europian për Zhvillim të Demokracisë Lokale, do të ketë mundësi shumë të mira të fitoj projekte të rëndësishme për Gjilanin, Kosovën dhe regjionin.

Duhet theksuar se Komuna e Gjilanit, nga viti 2015 është anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë të fuqishme, e cila është unike e kësaj natyre që përfaqëson pushtetin lokal, shoqatat, organizatat, akademitë dhe asociacionet që merren me pushtetin lokal në Europë, por mbulon aktivitete edhe në mbarë botën.

Ndryshe, gjatë ditës, Kongresi i Pushtetit Lokal dhe Regjional i Këshillit të Europës, ka veçuar dhe shpërblyer sot Gjilanin me diplomën për bashkëpunim ndër-komnunal, ndër-regjional dhe për partneritet europian./infosot/