Lutfi Haziri, sot varrosë babën!

E publikuar: 07/10/2015 10:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar për kohën e varrimit të të atit të ti, i cili kishte ndërruar jetë me datën 5 të këti muaji, raporton gazetablic.com

Haziri përmes një shkrimi në faqen e ti zyrtare në, Facebook ka njoftuar për kohën e arritjes se trupit të ndjerë dhe ceremonisë përcjellëse.

Shkrimi i plotë:

Të dashur miq,
Ju njoftoj se sot në ora 10:30 mbërrin në shtëpi kofoma e më të dashurit tonë, Emrush (Ethem) Hazirit;
Në ora 11:00 mbahet Takim Lamtumirës në sallën e teatrit të qytetit;
Në ora 14:30 imamët e xhamive të Gjilanit e kryejnë duanë në Xhaminë e Madhe;
Në ora 15:45 bëhet varrimi në varrezat e qytetit.
Ju faleminderit të gjithëve që po e ndani dhembjen me familjen tonë! Lut Emrush Haziri.