Lutfi Haziri i reagon Veselit: Lugina e Preshevës nuk merret pa i jap diçka Serbisë!

E publikuar: 22/03/2018 20:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për herë të parë mbrëmë për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se Kosova do ta merrte Preshevën nëse pranon Serbia, por siç ka thënë Veseli, shteti ynë nuk ka çfarë t’i japë Serbisë. E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka thënë se Presheva nuk mund të merret pa dhënë diçka.

“Shih ti, Luli paska thanë që Preshevën, Bujanocin e Medvegjën e marrim falë. Unë po i them që Kosova Lindore merret tue zbatue Rezolutën e Kuvendit të Republikës për Kosovën Lindore, të miratuar me 6 qershor 2013, e cila nuk asht zbatue sot e asaj dite. Lul, falë s’ka n’këte dynja. Japim e marrim… A po kupton”, ka shkruar në Facebook nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri

Kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës mbrëmë ka thënë se asgjë më shumë nuk do të kisha dëshirë sesa që Presheva e Medvegja t’i bashkohen Kosovës.