Lutfi Haziri: Pas reagimit tim, nuk guxuan ta ndalin Autostradën

E publikuar: 18/10/2017 22:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Pas reagimit tim dhe LDK’së së Gjilanit, nuk guxuan ta ndalin Autostradën Gjilan-Prishtinë”.
Kështu ka deklaruar para pak çastesh kryetari aktual dhe kandidati për edhe një mandat qeverisës me Gjilanin, Lutfi Haziri, gjatë debatit që po zhvillohet në Klan Kosova.

Përndryshe, disa orë më parë kreu i Gjilanit ka reaguar ashpër ndaj disa deklaratave hezituese nga ana e Qeverisë së Kosovës lidhur me fillimin e Autostradës, duke thënë se “ose ka me u nis Autostrada, ose do ta rrëzojmë qeverinë më 23 tetor”.