Lutfi Haziri: Nuk ka asnjë lloj ngërçi mes LDK dhe VV, jemi drejt ndërtimit të koalicionit

19.11.2019 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lutfi Haziri: Nuk ka asnjë lloj ngërçi mes LDK dhe VV, jemi drejt ndërtimit të koalicionit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk ka ndodhur asnjë ngërç sa i përket ndërtimit të një bashkëpunimi politik me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri ka shtuar se deri tani kanë arritur pajtueshmëri në disa sektore, por ka thënë se nuk janë ndaluar takimet mes LDK e VV, njofton Klan Kosova.

”Nuk ka asnjë lloj ngërçi dhe asnjë lloj hezitimi sa i përket të ardhmes në ndërtimin e një koalicioni LDK-VV, si fitues të zgjedhjeve të fundit nga kampi opozitar. Janë arritur shumë pajtueshmëri, siç janë ato në sektorin e ekonomisë, shëndetësisë dhe në sektorin e poltikave terciale”.

”Ky koalicion nuk është duke i dhënë prioritet ndarjes së kulaçit. Në parimin e dytë jemi duke përafruar të gjitha politikat e brendshme, ndarja e përgjigjësive brenda institucionit do të jetë hapi i fundit. Takimet tona janë duke u zhvilluar sipas kalendarit”.

”Drafti i parë në arritjen e qëllimeve është bërë gati. Takimet do të ndodhin sipas kalendarit që ne jemi pajtu.Arsyeja e vetmeve e vonesave është cështja e ankesave sa i përket rezultateve të numërimit”.
Haziri ka bërë të ditur në Info Magazine se LDK nuk pranon bashkëpunim me partitë tjera sa i përket ndërtimit të qeverisë, njofton Klan Kosova.

”LDK e ka opsionin e ndërtimit të koalicionit me Vetëvendosjen. Nuk pranon formë dhe bashkëpunim me partitë tjera”.

”Deri tani në Kuvend janë këto parti që janë dhe pritje joreale tani nuk kemi. Në momentin që mund të ketë ulëse edhe Nismas dhe AKR-së do të kemi një rrethanë të re politike. Çështjet që lidhen me ndarjen e përgjëgjisve do të jenë në tavolinë deri në hapin e fundit. Ne nuk kemi ardhur deri atje”.

”Jemi ithtar të qartësisë të çështjeve që munden rrugës me na shkaktu problem. Është mirë me i eliminu të gjitha paqartësitë duke përfshirë edhe rolin e presidentit pasi LDK po e sheh këtë partneritet si 4+. Ne po punojmë për një mandat, por jemi duke parë si mundësi përtej këtij mandati”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Babai nga Suhareka që miqtë ia djegën djalin për së gjalli, kërkon burgim të përjetshëm

Babai nga Suhareka që miqtë ia djegën djalin për së gjalli, kërkon burgim të përjetshëm

Mourinho: Ndeshja bërball bavarezëve do të vlejë për të parë se ku janë lojtarët

Mourinho: Ndeshja bërball bavarezëve do të vlejë për të parë se ku janë lojtarët

Merret vendimi nga FIFA, Blatterin dhe Platinin do t’i padisë

Merret vendimi nga FIFA, Blatterin dhe Platinin do t’i padisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama medalje të Artë ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama medalje të Artë ekipeve të huaja të kërkim-shpëtimit

Qmendet Trump: Premtoj 738 miliardë dollarë për mbrojtje

Qmendet Trump: Premtoj 738 miliardë dollarë për mbrojtje

Ambasadorja franceze Butel: Pa përparuar në fushën e sundimit të ligjit s’ka viza

Ambasadorja franceze Butel: Pa përparuar në fushën e sundimit të ligjit s’ka viza

Sindikata e Policisë këmbëngul, këtë muaj rrogat duan t’i marrin sipas Ligjit të pagave

Sindikata e Policisë këmbëngul, këtë muaj rrogat duan t’i marrin sipas Ligjit të pagave

Asamblisti i AAK-së ftohet nga Specialja

Asamblisti i AAK-së ftohet nga Specialja

Përfundon takimi Mustafa – Kurti, s’ka marrëveshje

Përfundon takimi Mustafa – Kurti, s’ka marrëveshje

Thaçi përplaset me Vuçiqin: Kërkimi i kompromisit pa na njohur si shtet është provokim

Thaçi përplaset me Vuçiqin: Kërkimi i kompromisit pa na njohur si shtet është provokim

IKD reagon ndaj sulmeve verbale e ofendimeve që iu bënë monitorueses së tyre në seancë gjyqësore

IKD reagon ndaj sulmeve verbale e ofendimeve që iu bënë monitorueses së tyre në seancë gjyqësore

Thaçi më 24 dhjetor thërret mbledhjen për konstituimin e Kuvendit

Thaçi më 24 dhjetor thërret mbledhjen për konstituimin e Kuvendit

Rama: Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë

Rama: Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë

Ligji për gjuhën shqipe pritet ta dominojë fushatën zgjedhore

Ligji për gjuhën shqipe pritet ta dominojë fushatën zgjedhore

Kurti për postin e Presidentit: S`ka pengesë që na ndal në arritjen e koalicionit me LDK-në

Kurti për postin e Presidentit: S`ka pengesë që na ndal në arritjen e koalicionit me LDK-në

Murtezaj: Nga detyrimet e trashëguara Administrata Tatimore mbledh mbi 100 milionë euro

Murtezaj: Nga detyrimet e trashëguara Administrata Tatimore mbledh mbi 100 milionë euro