Lutfi Haziri nuk do me e pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit

E publikuar: 01/06/2020 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, po thotë se nuk ia dëshiron askujt që të jetë në lëkurën e Abdullah Hoti, kandidatit të kësaj partie për kryeministër, i cili pritet të votohet të mërkurën, në Kuvendin e Republikës, shkruan Mediafokus.info.

Haziri tha se Hoti në politikën e brendshme do të ballafaqohet me sfidat ekonomike pas pandemisë Covid-19.

“Me ju thanë të drejtën, nuk do të doja me pa askënd në lëkurën e Avdullah Hotit sepse e ka marrë mandat e besim të LDK’së dhe partnerëve, ku edhe do të jetë kryeministër i radhës në Republikën. Por, duke besuar në kapacitetet dhe ekpertizën e tij profesionale, mendoj që përballja me efektet e pandemisë, mendoj që është sfida më e rëndë karshi politikës së brendshme”, ka thënë Haziri, në një konferencë për media, të hënën në Gjilan, transmeton Mediafokus.info.

Ndërkaq, sipas Hazirit, në politikën e jashtme Hoti e ka sfidë procesin e dialogut me Serbinë.

“Sfidën nuk e ka me Grenellin, por me Thaçin sepse platforma e LDK’së bazohet në një dialog që udhëhiqet prej kryeministrit. Pingpongu politik që ka qenë mes kryeministrit aktual dhe presidentit aktual, sidomos në këtë kohë pandemie për dallimet në dialog, tregon qartë që formati i dialogut është më problem se substanca e dialogut”, ka thënë Haziri.