Lutfi Haziri në takim me strukturat: LDK është dera e vetme që e ruan shtetin

10.08.2019 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lutfi Haziri në takim me strukturat: LDK është dera e vetme që e ruan shtetin

Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, është mbajtur sot takimi i përbashkët me strukturat, përfshirë kryesinë, kryetarët e nëndegëve, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, transmeton Infosot.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë mobilizimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, të cilat do të mbahen në vjeshtë.

Kryetari i Degës së LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka deklaruar se pëfundimisht në këto zgjedhje do të rikonfirmohet bastioni i partisë së Ibrahim Rugovës në Gjilan.

“LDK e Gjilanit në shtab zgjedhor nga sot i ka 980 anëtarë për të udhëhequr procesin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për t’u rikonfirmuar bastioni i LDK’së në Gjilan dhe Anamoravë. Në bashkëpunim me kryetarët e Degëve në këtë regjion, do të shkaktojmë ngritje të mbështetjes qyterare, madje edhe përtej LDK’së. LDK, jo vetëm që është shpresë për këtë vend, por është dera e vetme që e ruan këtë shtet dhe këto institucione që janë ndërtuar me sakrificë dhe me gjak”, tha kryetari Haziri gjatë takimit me strukturat e partisë.

Haziri pohoi se në këto zgjedhje do të ndodhë rikthimi i madh i LDK’së, duke shtuar se marrëveshja politike e proklamuar kohë më parë nga ai, e unifikoi partinë si asnjëherë më parë.

Në këtë takim kanë folur edhe kryetari i Degës së LDK’së në Kamenicë, Jeton Biqkaj, kryetarja e Forumit të Gruas në nivel qendror, Lirije Kajtazi, kryetarja e Forumit të Gruas në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe anëtarët kryesisë, Arben Mehmeti, Arbër Ismajli, Avdyl Aliu e Shpresa Kurteshi Emini.

Ndërkohë, të gjitha strukturat e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan kanë rikonfirmuar unitetin dhe mbështetjen e madhe ndaj kryetarit Lutfi Haziri në të gjitha proceset./Infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


IKD kërkon respektimin e ligjit: Të gjitha seancat gjyqësore të jenë të hapura

IKD kërkon respektimin e ligjit: Të gjitha seancat gjyqësore të jenë të hapura

Hallakam në RTK, nëntë gazetarë denoncojnë shkeljet ligjore në televizion

Hallakam në RTK, nëntë gazetarë denoncojnë shkeljet ligjore në televizion

Lutfi Haziri në takim me strukturat: LDK është dera e vetme që e ruan shtetin

Lutfi Haziri në takim me strukturat: LDK është dera e vetme që e ruan shtetin

Mesazhi i BIK-ut për Bajram: Ndihmoni njëri tjetrin, ndërtoni shoqëri të shëndoshë

Mesazhi i BIK-ut për Bajram: Ndihmoni njëri tjetrin, ndërtoni shoqëri të shëndoshë

Kosovarët bllokojnë Morinën, ia mësyjnë Shqipërisë për Bajram

Kosovarët bllokojnë Morinën, ia mësyjnë Shqipërisë për Bajram

Krasniqi: Fajtorin për taksën e gjeni në Beograd

Krasniqi: Fajtorin për taksën e gjeni në Beograd

Më shumë se 12 vjet nga miratimi i Ligjit për sigurime shëndetësore, ende nuk ka hyrë në fuqi

Më shumë se 12 vjet nga miratimi i Ligjit për sigurime shëndetësore, ende nuk ka hyrë në fuqi

Nuk ka reciprocitet të ri ndaj Serbisë

Nuk ka reciprocitet të ri ndaj Serbisë

Thaçi përkujton Bekim Berishën dhe Bedri Shalën

Thaçi përkujton Bekim Berishën dhe Bedri Shalën

Mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare

Mafia e së ardhmes do të jetë ajo shqiptare

Antikorrupsioni nis hetimet në Telekom për një kontratë për konflikt interesi

Antikorrupsioni nis hetimet në Telekom për një kontratë për konflikt interesi

Rriten çmimet për 2.6 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar

Rriten çmimet për 2.6 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar

Telekomi po mendon ta qesë në gjyq Qeverinë

Telekomi po mendon ta qesë në gjyq Qeverinë

Rama: Në vitin 2021 Ushtria e Kosovës me mision në Irak e Afganistan

Rama: Në vitin 2021 Ushtria e Kosovës me mision në Irak e Afganistan

Kosnett dhe O’Connell reagojnë ashpër se pse Naser Shala është në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës

Kosnett dhe O’Connell reagojnë ashpër se pse Naser Shala është në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës

Drejtoria e Inspeksionit paralajmëron kontrolle të rrepta në lokalet e Prishtinës

Drejtoria e Inspeksionit paralajmëron kontrolle të rrepta në lokalet e Prishtinës