Lutfi Haziri në mbrojtje të aktivistëve të Vetëvendosjes!

E publikuar: 28/11/2015 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri thotë se ish-Avokati i Popullit Sami Kurteshi, është krenaria e Gjilanit, në këtë mënyrë ka dënuar lëndimin e tij sot gjatë arrestimit të Albin Kurtit. Thotë se ai gjithmonë ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe se i tillë nuk duhet të ishte maltretuar.

“Pas aktiviteteve që i organizuam në Gjilan për nderë të Ditës së Flamurit, përfshirë shpalljen “Qytetare Nderi” për zonjën Hanife Malaj dhe bacën Rexhë (Berisha), për të kulmuar me inaugurimin e kompleksit të dëshmorëve, në mbrëmje mora lajmin e hidhur që në mesin e të arrestuarve që kanë pasur problem me ligjin në Prishtinë, është edhe ish-avokati i popullit dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Sami Kurteshi, i cili edhe është maltretuar fizikisht.

Ky i fundit, kurrë në jetën e tij s’ka pasur problem me ligjin. Me aktivitetin e tij 35-vjeçar në shërbim të atdheut, Sami Kurteshi është krenaria e Gjilanit, Anamoravës dhe e mbarë Kosovës. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të tij! Lut Emrush Haziri”, shkruan Haziri në Facebook.