Lutfi Haziri: Kosova humbi albanologun më të shquar, Idriz Ajeti

E publikuar: 13/02/2019 17:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me rastin e ndarjes nga jeta të akademikut Idriz Ajeti, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.

Në këtë telegram, kreu i Gjilanit e ka vlerësuar lartë veprën e akademik Ajetit kushtuar gjuhës shqipe, përcjell Infosot.

“Akademik Idriz Ajeti nuk është më në mesin tonë, por do të mbahet në mend si njeriu i cili krejt jetën e tij ia kushtoi gjuhës shqipe, duke botuar libra për nxënësit e shkollave të mesme dhe për studentët. Kosova ka humbur albanologun më të shquar. Ngushëllime familjes, kolegëve, miqve dhe farefisit. Qoftë i përjetshëm kujtimit për të”, thuhet, ndër të tjera, në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Haziri dërguar familjes Ajeti./Infosot/