Lutfi Haziri: Kampusi i shkollave të mesme në Gjilan, është i pari në nivel Republike

02.09.2016 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lutfi Haziri: Kampusi i shkollave të mesme në Gjilan, është i pari në nivel Republike

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka inspektuar sot punimet në kampusit të shkollave të mesme të Gjilanit. I pari i gjilanasve është ndarë tejet i kënaqur që tashmë po përfundon faza e parë e investimeve, duke thënë se ambienti ka ndryshuar qind për qind.

“Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, pas takimeve të shumta dhe punëve tjera, ne sot inspektuam punimet e kampusit të shkollave të mesme, e që është i pari në nivel republike. Është njëri prej programeve më të mëdha që e kemi në kuadër të investimeve në arsim. Faza e parë siç po shihet është përfunduar dhe të hënën gjithçka është gati që nxënësit, arsimtarët dhe stafi teknik të vijnë në një ambient krejt të ri me një pamje krejt tjetër. Ambienti këtu ka ndryshuar qind për qind”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.
“Investimi është bërë përmes partneritetit publiko-privat dhe Komuna nuk ka kosto buxhetore në këtë rast. E kemi bërë zgjidhjen edhe për qytetarët e “Dardanisë” të cilët hyjnë e dalin, ndërkaq nënkalimet janë ato të cilat e organizojnë jetën e nxënësve. Ajo që është shumë e rëndësishme, nxënësit gjatë procesit edukativo-arsimor do të qëndrojnë brenda. Nuk ka hyrje dalje prej kampusit dhe nuk lejohet asnjë lloj shërbimi që nxënësit mund të rrezikohen, qoftë alkool apo duhan”, ka shtuar Haziri.

Ai ka nënvizuar se shpreson që ky është hapi i parë para fillimit të ndërtimit të kampusit universitar “Kadri Zeka”.

“Unë i uroj nxënësit dhe arsimtarët për këtë vit të ri shkollor dhe besoj që ky është hapi i parë para fillimit të ndërtimit të kampusit universitar “Kadri Zeka”, për të cilin ne po punojmë me ministrin e Arsimit dhe kryeministrin që, po ashtu, në kuptimin formal të bëhet vendimmarrja dhe ndoshta në modelin e njejtë”, përfundoi deklaratën e tij kryetari Haziri, gjatë adresimit para mediave.

Drejtoresha e Arsimit, Shqipe Kastrati Haziri, ka shfaqur gëzimin që punët në kompleksin e shkollave po shkojnë mjaftë mirë, duke rikonfimuar se që janë bërë përgatitjet finale që procesi mësimor të filloj mbarë në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.

Fadil Beqiri, menaxher nga kompania që po i kryen punimet, ka konfirmuar se pjesa e parë e investimeve përfundon të dielën, duke shtuar se investimet do të zgjasin 3 vjet, në tri faza.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ajo është unike: Brenda shtëpisë më të çuditshme në botë (Foto)

Ajo është unike: Brenda shtëpisë më të çuditshme në botë (Foto)

Diabeti dhe seksi: Problemi të cilin diabeti mund ta shkaktojë në dhomë të fjetjes

Diabeti dhe seksi: Problemi të cilin diabeti mund ta shkaktojë në dhomë të fjetjes

Ngulitjet më spektakolare të javës në NBA (Video)

Ngulitjet më spektakolare të javës në NBA (Video)

Xiaomi prezantoi një version me të lirë të Mi Note 3

Xiaomi prezantoi një version me të lirë të Mi Note 3

Pas publikimit të klipit të Miriam Canit, Ajola Xoxa ka diçka për të thënë!

Pas publikimit të klipit të Miriam Canit, Ajola Xoxa ka diçka për të thënë!

Me “rroba të ngjyrosura për trupi” ecte nëpër një qendër tregtare – reagimi interesant i kalimtarëve! (Video)

Me “rroba të ngjyrosura për trupi” ecte nëpër një qendër tregtare – reagimi interesant i kalimtarëve! (Video)

Irving i papërmbajtshëm vazhdon serinë e Bostonit, Clevelandi fiton në Detroit (Video)

Irving i papërmbajtshëm vazhdon serinë e Bostonit, Clevelandi fiton në Detroit (Video)

Eci nëpër litarin e vendosur mes dy shkëmbinjve, sipër trenit në lëvizje (Video)

Eci nëpër litarin e vendosur mes dy shkëmbinjve, sipër trenit në lëvizje (Video)

Arsyeja e vërtetë përse në restorante në pjatë gjithmonë ju sjellin një copë majdanozi – çka do të duhej të bënit me të

Arsyeja e vërtetë përse në restorante në pjatë gjithmonë ju sjellin një copë majdanozi – çka do të duhej të bënit me të

Në serial e urren, në realitet “Feridja” e martuar me “Xhesurin

Në serial e urren, në realitet “Feridja” e martuar me “Xhesurin

Costa për ndeshjen ndaj Sampdorias: Luajtëm mirë, ndaj Barçës ndeshje e madhe

Costa për ndeshjen ndaj Sampdorias: Luajtëm mirë, ndaj Barçës ndeshje e madhe

Big Mama tregon arsyen e ndarjes nga i dashuri

Big Mama tregon arsyen e ndarjes nga i dashuri

Arsyeja e vërtetë përse në restorante në pjatë gjithmonë ju sjellin një copë majdanozi – çka do të duhej të bënit me të

Arsyeja e vërtetë përse në restorante në pjatë gjithmonë ju sjellin një copë majdanozi – çka do të duhej të bënit me të

Nihani e shkrin një publik me këtë fustan të bardhë e kombinuar me burrin e saj

Nihani e shkrin një publik me këtë fustan të bardhë e kombinuar me burrin e saj

Donnarumma: Problem të zëvendësohet Buffon, kam pasur nderin që kam stërvitur me të

Donnarumma: Problem të zëvendësohet Buffon, kam pasur nderin që kam stërvitur me të

Largoni dhimbjen e gjunjëve duke përdorur këtë përzierje

Largoni dhimbjen e gjunjëve duke përdorur këtë përzierje