Lutfi Haziri i prerë: Më 3 gusht duhet të shkojmë me marrëveshje politike, ose atëherë unë do të kandidoj për kryetar të LDK-së

E publikuar: 29/07/2019 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se kanë nisur “Fake Neës”, kundër të tij.Ai ka thënë se ky do të jetë viti i LDK-së, raporton Gazeta Blic.Haziri ka thënë se sa i përket zgjedhjeve në LDK, ai është për arritjen e një marrëveshje politike.

“Natyrisht, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje e brendshme, atëherë unë do të kandidohem me 3 gusht”, tha i dyti i LDK-së.Ai ka theksuar se në LDK nuk është e lehtë që një kandidat të marrë besimin e delegatëve, në mënyrë që të konfirmohet si kandidaturë, dhe pastaj të hyje në garë.“Për t’u konfirmuar një kandidaturë, i duhen hiq më pak se 51 për qind e votave”, tha ai.

Ndryshe, deri më tani pos Hazirit, postin e të parit të LDK-së po e pretendojnë edhe Isa Mustafa, Agim Veliu, Vjosa Osmani dhe Fatmir Sejdiu.