Lutfi Haziri e nis fushatën si kandidat për kryeministër i LDK-së: #BesëlidhjaPërShtetin

E publikuar: 03/08/2019 20:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

menu
Kërko:
Facebook
Instagram
Publikuar sot, ora 19:24

PAS KUVENDIT ZGJEDHOR
Lutfi Haziri e nis fushatën si kandidat për kryeministër i LDK-së: #BesëlidhjaPërShtetin
Isa Mustafa është rizgjedhur sot për mandatin e tretë në krye të LDK-së. Në një Kuvend ku votimi është bërë me aklamacion dhe pa kundërkandidat, i vetmi që ka kundërshtuar ka qenë ish kryetari, Fatmir Sejdiu.

Më pas, gjithçka ka rrjedhur qetë dhe ka kundërshtime dhe brenda dy orësh Kuvendi i ka mbyllur punimet.

Edhe pse fillimisht, në ditët që lam pas, ishte spekuluar se mund të jenë dy ose më shumë kandidat, gjithçka sot ka shkuar “miqësisht”.

E njëri nga personat që ishte përmendur më së shumti për të zëvendësuar Mustafën, ka qenë Lutfi Haziri, kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i partisë, shkruan Ballkani.info.

Megjithatë, “Luta” sot ka thënë se unanimiteti në rizgjedhjen e Mustafës është ajo që ka kërkuar që nga fillimi.

E para pak çastesh, Haziri e ka publikuar një fotografi të përbashkët me Mustafën dhe të tjerët gjatë Kuvendit Zgjedhor.

“#BesëlidhjaPërShtetin”, ka shkruar Haziri, duke e zbuluar kështu ndoshta edhe slloganin që do ta ketë LDK-ja gjatë procesit zgjedhor për fushatën elektorale që pritet të caktohet pas shpërbërjes së Kuvendit, javën e ardhshme.

Se a do të jetë Haziri apo Vjosa Osmani kandidat të LDK-së për kryeministër, kjo pritet të mësohet javën e ardhshme. /Ballkani.info/