Lushtaku lirohet nga akuzat, reagon ashpër ambasadori britanik

E publikuar: 24/05/2019 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila së fundi liroi Sami Lushtakun nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Përmes një deklarate të lëshuar në facebook, O’Connell thotë se kjo duket strategji e qëllimshme për të lejuar që kriminelët të jenë të lirë, njofton Klan Kosova.

”Përsëritja e të njëjtit gabim për dy apo tre herë mund të jetë shkak i paaftësisë apo moseksperiencës. Trjanimi do të ndihmonte në zgjidhje të këtij problemi. Por Kosova ka pasur me vite të tëra trajnime. Në vend të kësaj, duke bërë të njëjtin gabim, kohë pas kohe duket sikur kjo është një strategji e qëllimshme për të lejuar kriminelët të ecin lirshëm. Dështimi i Kosovës për të luftuar krimin na dëmton të gjithëve, përveç kriminelëve dhe miqve të tyre jo – kuptohet”, shkruan O’Connell,  njofton Klan Kosova.