Lushtaku: Është tradhtar‬ kombëtar‬ ai që voton për Gjykatën Speciale!

E publikuar: 27/03/2015 17:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mërgim Lushtaku ka folur për themelimin e Gjykatës Speciale. Lushtaku në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se ai ose ajo që e voton ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale është tradhtar kombëtar.

“Nuk jam kundër një Gjykimi për çfarëdo ‘krimi’ të pretenduar, pasi që duhet të kemi zbardhje të rasteve, sepse do të qetësohen zemrat e njerëzve dhe do të shpaloset ‘drejtësia’. Por, e vërteta është krejt ndryshe në Kosovë, krejt ndryshe për shqiptarët, ndër tjera, fryma e mendimit/përkrahjes ndërkombëtare siç ka ndryshuar më raport më mbështetjen e shqiptarëve të cilët u vranë, u masakruan, u përdhunuan, u dogjën shtëpia dhe vendbanimet etj, etj.”, ka thënë Lushtaku

Ai u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos ta votojnë ligjin për themelimin e Gjykatës Speciale.

“Ata deputetë të cilët do të votojnë një tjetër eksperiment, le të mendojnë mirë, le të mendojnë dhjetë herë, para se të e votojnë! Nuk do të ia falin gjeneratat e ardhshme, këto gabime, edhe unë do jemi njëri nga ata që nuk do t’ia fali! Mua më është vrarë daja, i cili la pas 8 fëmije, më janë vrarë kushëri me gjithë familje, etj, etj”, ka thënë ndër tjerash Mërgim Lushtaku/Indeksonline/