Lunaçek shpreh ngushëllime për vdekjen e Bajram Rexhepit

E publikuar: 22/08/2017 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e këtij institucioni për Kosovën,Ulrike Lunacek, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe shoqërisë për humbjen e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Lunaçek ka shkruar:

“I shpreh ngushëllime më të sinqerta familjarëve dhe miqve të Bajram Rexhepit”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ajo e ka kujtuar Rexhepin si politikan pro-evropian.