Lumi i Parisit është duke dalë nga shtrati, bllokohen stacionet kryesore

E publikuar: 24/01/2018 16:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët e Parisit janë paralajmëruar të qëndrojnë larg lumit Seine, pasi që ky lumë është duke u rritur dhe është duke përmbytur rrugët përreth e duke shkaktuar trazira në rrjetin e transportit të qytetit
Derisa nivelet e ujit u rritën të mërkurën, autoritetet e kryeqytetit thanë se lumi mund të kalonte nivelin prej 6.10 metra të vitit 2016, më i larti në më shumë se një shekull dhe më shumë se katër metra mbi lartësinë e tij normale, transmeton Gazeta Express.
Rrugët e kaluara dhe tunelet janë mbyllur dhe i gjithë trafiku i lumit, duke përfshirë anijet e lundrimit dhe taksitë e ujit, pasi që është bërë i pamundur kalimi i tyre nën ura.
Kreu i policisë së qytetit Michel Delpuech, iu ka thënë banorëve të jenë më të kujdesshëm pasi që thellësia e ujit është rritur dhe i ka këshilluar ata të largohen nga zonat e prekura.
Një pjesë qendrore e linjës hekurudhore është mbyllur, duke përfshirë stacionet e Saint-Michel Notre-Dame, Musée d’Orsay dhe Champ de Mars pranë Kullës Eiffel./GazetaExpress/